Sporti

Wenger e këshillon trajnerin Solskjaer: Ja se si mund të fitoni ndaj Liverpool!

10/22/2021 12:18
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë zhvillohet derbi i madh mes Manchester United dhe Liverpool.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante në “Old Trafford”, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish trajnerit i Arsenalit, Wenger e ka këshilluar trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, se si ta fitojë këtë ndeshje.

“Unë mendoj se kyçi i betejës do të jetë mesfusha dhe Solskjaer i ka emrat për të bërë mirë. Unë do t’i këshilloja aktivizimin nga minuta e parë të Paul Pogba, Fred dhe Bruno Fernandes. Pogba të jep shumë thellësi dhe krijon shumë aksione të rrezikshme. Me të në fushë, edhe Bruno Fernandes është më i lirshëm, gjen më shumë hapësira. Sa i përket Fred, në pjesën e dytë ndaj Atalantës ishte fantastik dhe duhet inkurajuar edhe ndaj Liverpool”, deklaroi francezi.