Sporti

Wembanyama nuk mund ta përfundojë konferencën, shpërthen në lot

12/17/2025 12:56
nga:Lorik J

I shokuar, Victor Wembanyama e ndërpreu konferencën e tij për shtyp pas humbjes së së martës në mbrëmje ndaj New York Knicks, duke u thënë gazetarëve se “humbi dikë sot”.

Duke mbajtur lotët, lideri i San Antonio Spurs iu përgjigj vetëm dy pyetjeve nga publiku përpara se të largohej nga podiumi, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi iu përgjigj një pyetjeje nga një gazetar francez, Wembanyama tha: “Më falni. Humba dikë sot. Do t’i përgjigjem një pyetjeje tjetër.”

Ja pamjet: