Lajme

Weber: Lajçak po e simulon ekzistencën e dialogut politik Kosovë-Serbi

05/02/2022 22:55
nga:Astrit Gashi

Eksperti gjerman për Ballkan dhe bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, beson se është e vështirë të pritet ndonjë përparim në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Në një intervistë për Kosova Online, Weber theksoi se “nëse do të kishte iniciativë dhe vullnet politik në nivelet më të larta në BE dhe SHBA për dialogun, Lajçak nuk do të ishte zgjedhur në pozitën e tij aktuale”, përcjellë GazetaBlic.

Ai tha se është vështorë të pritet ndonjë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nevojitet urgjentisht një rivendosje thelbësore e negociatave. Kishte një mundësi vitin e kaluar për ta bërë këtë vitin e kaluar, pra pas ardhjes së presidentit Biden në pushtet në SHBA dhe para largimit të kancelares gjermane Merkel, por kjo mundësi nuk u shfrytëzua. Dhe tani, këtë vit, kur kemi një qeveri të re gjermane që e ka shpallur Ballkanin Perëndimor prioritet, gjithçka dominohet nga agresioni rus, pra pushtimi i Ukrainës”, theksoi ai.

Veber më tutje tha se “përderisa marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si dhe ato brenda Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe serbëve të Kosovës, të mos zgjidhen përgjithmonë, rritja e tensioneve nga ana e Beogradit dhe Prishtinës, për fat të keq, do të mbetet pjesë e politikës së përditshme”.

I pyetur se si e vlerësoni paraqitjen e Lajçakut deri më tani dhe se a ka fuqi BE-ja për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Weber u përgjigj:

“Në mungesë të ndonjë nisme të rëndësishme politike në nivele më të larta në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara, Lajcak nuk ka zgjidhje tjetër veçse të simulojë ekzistencën e dialogut politik. Përveç kësaj, nëse do të kishte pasur një iniciativë dhe vullnet të tillë politik në nivelet më të larta, Lajçak nuk do të ishte zgjedhur fare në postin e tij aktual”.

Sa i përket njohjes së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, Weber qartësoi se “gjithmonë ka qenë e qartë se rruga drejt njohjes së Kosovës nga pesë shtetet e mbetura anëtare çon përmes një marrëveshjeje përfundimtare, gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, gjë që është konfirmuar vitet e fundit nga disa vende, si Spanja”.