SHBA triumfoi në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Iranit dhe “fluturon” në raundin e1/16-ve pas edicionit Brazil 2014.
Goli i Pulisic ishte vendimtar, ndërsa një nga lojtarët më të rëndësishëm, jo vetëm ndaj Iranit, por edhe në këtë edicion është edhe Timothy Weah, i cili u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses.
“Ne jemi një ekip shumë i ri dhe kemi bërë shumë mirë. Jemi në raundin e 1/16-ve dhe kjo është fantastike. Ne jemi si një familje. Irani? Pjesa e dytë ishte shumë e vështirë, por ne kishim shumë energji dhe treguam vullnet për të fituar dhe ia dolëm. Tani do fokusohemi për ndeshjen e radhës, sepse kemi ambicie për më shumë.” – tha Weah.
Amerikanët do të masin forcat në raundin tjetër me fituesin e Grupit A, Holandën.