Sporti

Wayne Rooney po përdor lojën ‘Football Manager’ për të transferuar lojtarë tek ekipi i D.C United

07/17/2023 09:00
nga:L J

Futbollisti legjendar anglez Wayne Rooney prej një viti është trajner i DC United, një klub nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që garon në MLS.

Përpara Rooneyt është një ndeshje e nderuar në të cilën ai do të trajnojë skuadrën e tij kundër Arsenalit në një ndeshje miqësore. Ai ka sjellë tashmë 15 lojtarë në United dhe në një intervistë për The Times ka sqaruar se përdor shërbimet e lojës legjendare Football Manager.

“Një pjesë e madhe e lojtarëve që janë në radarin tonë luajnë në Amerikën e Jugut dhe ne kemi një marrëveshje me Football Manager. Ne u ofrojmë atyre reklama dhe ata na ofrojnë qasje në skautët e tyre. Tani janë 11 ose 12 prej tyre që bashkëpunojnë me ne. Ata janë në të gjithë botën dhe na ndihmojmë në krijimin e lojës. Jose Mourinho ka bërë të njëjtën gjë në të kaluarën dhe ka pasur shumë sukses”, tha Rooney.

/GazetaBlic Sport