Sporti

Wayne Rooney: ‘Nëse Argjentina fiton Kupën e Botës, Messi do t’i japë fund të gjitha debateve rreth lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave’

07/19/2026 17:30
nga:L J

Ish-sulmuesi i ekipit kombëtar të Anglisë, Wayne Rooney, ka bërë një parashikim për finalen e Kupës së Botës 2026 midis Spanjës dhe Argjentinës.

“Nëse Argjentina fiton Kupën e Botës, Messi do t’i japë fund të gjitha debateve, apo jo? Rreth tij si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Mendoj se edhe tifozët e Ronaldos duhet ta respektojnë këtë…

“Gjithmonë kam thënë se mund të zgjidhni njërin prej tyre, por nëse mendoni për atë që Messi ka bërë në këtë Kupë Bote… Në të fundit, dhe tani, në moshën 39 vjeç. Kjo do t’i japë fund të gjitha debateve”, tha Rooney.

Finalja e madhe luhet sonte nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport