“Lamine Yamal më kujton pak se si isha në Euro 2004, një adoleshent që kalonte një kohë të mirë”, ka thënë Wayne Rooney për mediat.
Anglezi krahasoi gjithashtu objektivin kryesor të Barçës, Nico Williams me një legjendë të futbollit.
“Nico Williams është i jashtëzakonshëm. Ai më kujton Cristiano Ronaldon kur ishte i ri.”
Mjaft e drejtë – këta dy sulmues janë vërtet lojtarë të rinj që thjesht po e shijojnë lojën dhe po i japin formë stilit të tyre individual të lojës.
Rooney bëri katër paraqitje për Anglinë në Euro 2004, ku kishte shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim. Yamal ka një gol dhe tre asistime në Euro në vazhdim.