Ollie Watkins është heroi që askush nuk e priste te Anglia.
Sulmuesi vendosi fatin e ndeshjes mes Anglisë dhe Holandës në minutën e 90-të, duke shënuar golin e fitores për skuadrën e Southgate dhe duke e çuar atë në finalen e EURO 2024.
Në një prononcim të dhënë për mediet pas kësaj ndeshje, Watkins theksoi se edhe vet u habit me golin që shënoi.
“Unë kam mbetur pa fjalë! Nuk doja të largohesha nga fusha sepse doja ta shijoja këtë moment. Nuk mendoj se kam goditur ndonjëherë një top kaq butë, nuk kam menduar kurrë se do të luaj një kampionat Europian me Anglinë, por kam punuar shumë për të arritur këtë qëllim. Sa i përket finales, Spanja është një ekip i madh futbolli, ata kanë një skuadër po aq të mirë sa e jona. Është ndeshja më e rëndësishme e jetës sonë, por tani ne duam të festojmë. Sasia e njerëzve që më shkruajtën sot për të më thënë se do ta shënoja unë golin e fitores është e madhe, të më çojnë lotarinë që t’i besoj (qesh). Goli i fitores ishte i pabesueshëm”-deklaroi ai.