Fitoret jashtë fushe në Premierligë janë të rralla te Watford.
Largimi nga Vicarage Road është një sprovë për ta. Që nga fundi i edicionit 2019-2020, skuadra britanike ka arritur vetëm pesë fitore larg stadiumit të tyre në pak më shumë se dy sezone. Dhe ato pesë fitore janë arritur … me pesë trajnerë të ndryshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i kënaqur. Lojtarët kanë punuar me mua dhe e kuptojnë filozofinë time. Pak nga pak ne u përmirësuam. Ata i kuptuan idetë e mia dhe shënuam pesë gola. Kjo nuk do të thotë që ne gjithmonë fitojmë, por është e rëndësishme të luftojmë në këtë mënyrë”, rrëfeu Claudio Ranieri pas fitores (2-5) në Goodison Park kundër Evertonit.
Në këtë sezon në xhiron e pestë, ‘Hornets’ fituan (1-3) në Norwich… me Xisco Muñoz si trajner!
Në stinorin 2019-2020, Watford ra në Championship pas vetëm dy fitoreve jashtë shtëpisë. Të dyja i bëri me dy trajnerë të ndryshëm. Quique Sánchez Flores fitoi vetëm një ndeshje në Premierligë… dhe ishte gjithashtu në Norwich (0-2).
Sanchez Flores u shkarkuar dhe u pasua nga Nigel Pearson, i cili gjithashtu mori një fitore në udhëtim(0-3) në Bournemouth.
Javi Gracia më herët kishte fituar (1-2) në Huddersfield me një dopietë të Deulofeu.
/GazetaBlic Sport


