Sporti

Walter Mazzarri pritet të jetë trajner i ri i Napolit

1 vitë më parë
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka vendosur të emërojë Walter Mazzarrin si trajner të ri të skuadrës, raporton Gianluca Di Marzio.

Vendimi tashmë është marrë për të shkarkuar trajnerin aktual Rudi Garcia pas fillimit zhgënjyes të sezonit të ekipit – tetë fitore, katër barazime dhe katër humbje. Humbja 1-0 ndaj Empolit të dielën ka vulosur fatin e francezit, duke i dhënë fund kohës së tij në krye të ekpit pas vetëm katër muajsh, përcjell GazetaBlic Sport.

Napoli ka kërkuar një zëvendësues dhe një favorit i hershëm ishte Igor Tudor, i cili ishte i hapur ndaj idesë për t’u bashkuar me klubin, por bisedimet dolën në një pengesë në lidhje me klauzolën e rinovimit në marrëveshjen e tij dhe pagën e kërkuar. Mazzarri më pas doli si një alternativë surprizë.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, De Laurentiis tani ka zgjidhur dyshimet e tij në lidhje me trajnerin e ardhshëm të Napolit dhe ka vendosur të vazhdojë me Mazzarrin, me të cilin do të takohet këtë pasdite për të përcaktuar detajet e kontratës së tij shtatëmujore.

Trajneri 62-vjeçar, i cili më parë kaloi katër vjet tek kjo skuadër nga viti 2009 deri në 2013, është i lumtur të veprojë si udhëheqës i klubit deri në fund të sezonit. Kërkesat e tij për paga janë gjithashtu dukshëm më të ulëta se ato të Tudor.

/GazetaBlic Sport/