Lajme

Walker shpallet “Qytetar Nderi” i Vitisë, zbulohet busti i tij e i jepet çelësi i qytetit

01/13/2024 17:38
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka shpallur sot “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e OSBE-së dhe veteranin e diplomacisë amerikane, William Walker.

Në komunikatën e lëshuar nga Komuna, është bërë e ditur se është zbuluar edhe busti i Walker dhe se të njëjtit i është dhënë edhe çelësi i qytetit.

Haliti ka thënë se Walker është një figurë e shquar që ka pasur një ndikim thelbësor në ecjen e Kosovës.

“Ambasadori William Walker është një figurë e shquar që ka lënë një ndikim thelbësor në zhvillimet dhe transformimet në Kosovë gjatë periudhës së tij të shërbimit. Me një karrierë të pasur diplomatike dhe një përkushtim të veçantë ndaj çështjeve të Ballkanit dhe të drejtave të njeriut, Ambasadori Ëalker ka qenë një udhëheqës i shquar dhe një ndihmës i palodhur në rrugën drejt paqes dhe stabilitetit në këtë rajon të ndërlikuar”,, ka thënë Haliti.