KEDS ka njoftuar se pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve në disa komuna të Kosovës është dëmtua edhe rrjeti elektroenergjetik, raporton Gazeta Blic.
Sipas një njoftimi për media, ekipet e KEDS-it të këtyre Distrikteve ndodhen në terren dhe në Pejë, Mitrovicë e Skenderaj janë detyruar të bëjnë shkyçjen e disa daljeve nga furnizimi, meqë disa shtëpi janë përfshirë nga vërshimet.
“Kjo ndodh për shkak të sigurisë së vetë banorëve dhe të punëtorëve të KEDS-it, të cilët deri më tash në disa zona kanë arritur të riparojnë dëmet e shkaktuara dhe po punojnë vazhdimisht në eliminimin e tërësishëm të tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS
Njoftimi i plotë:
Kushte atmosferike të renduara edhe në rajonin e Pejës, në Mitrovicë, në Skenderaj dhe në Vushtrri
Si pasojë e reshjeve edhe rajonet e Pejës, Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë tashmë janë vërshuar dhe, përveç dëmeve në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti elektroenergjetik.
Ekipet e KEDS-it të këtyre Distrikteve ndodhen në terren dhe në Pejë, Mitrovicë e Skenderaj janë detyruar të bëjnë shkyçjen e disa daljeve nga furnizimi, meqë disa shtëpi janë përfshirë nga vërshimet.
Kjo ndodh për shkak të sigurisë së vetë banorëve dhe të punëtorëve të KEDS-it, të cilët deri më tash në disa zona kanë arritur të riparojnë dëmet e shkaktuara dhe po punojnë vazhdimisht në eliminimin e tërësishëm të tyre.
KEDS-i është i përkushtuar që të sanojë sa më parë dëmet e shkaktuara në rrjet nga vërshimet dhe ta kthejë gjendjen me furnizim në normalitet, për çka kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve tanë atje.