Sporti

Vendos FBK: Tifozët nuk do mund të udhëtojnë jashtë qytetit, nëse shahet ose fyhet në kor zbrazet palestra

09/21/2023 15:21
nga:Mergim Rreci

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll këtë edicion nis të premten, ndërsa Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), do të përpiqet t’i ndalojë skenat e pahijshme në tribuna, të cilat u panë në turneun e Superkupës të mbajtur javën e shkuar.

Me vendimet e reja, që FBK-j pritet t’i publikojë së shpejti, do të ndalet udhëtimi i tifozëve, vendim ky që ishte në fuqi për një periudhë të caktuar edhe edicionin e shkuar.

Ndërkohë, palestra do të zbrazet në momentin e parë, që do të ketë sharje në kor, pështymje apo sjellje agresive.