Lajme

Vëllai i 66-vjeçarit të vdekur në Gjilan: Ne kërkuam në vendin ku u gjet trupi me herët

02/28/2024 13:42
nga:G C

Lajmërim Hamiti, vëllai i Musah Hamitit, ka folur për trupin e pajetë të familjarit të tij që u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në bodrumin e ashensorit të një ndërtese, në rrugën Kamenicë Gjilan.

Në Kosova Today, ai ka theksuar se ai e kishte kërkuar vëllain e tij i cili u paraqit i zhdukur që nga janari.

”Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë unë me një kushëri timin kam qenë për të kërkuar, kemi shikuar në lift nuk kemi parë asnjë trup dhe nuk ke ndjerë asnjë erë”, ka thënë Hamiti.