Kolona të gjata po vazhdon të ketë në dalje të dy pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.
Qytetarët po detyrohen të presin deri në tri orë për të dalë nga territori i Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolonat në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë arrijnë 1000 metra, pritja e qytetarëve po zgjatë deri në tri orë.
Kurse në Merdar, kolonat janë 1200 metra, pritja në këtë pikë është dy orë.
Vendkalimet tjera janë më të lira për qarkullim.