Lajme

Vuçiq i drejtohet publikut në mesditë

07/06/2023 09:10
nga:Mergim Rreci

Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet publikut në orën 12:00 nga ndërtesa e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.

Vuçiq dje u takua me Miroslav Lajçak, përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Ai në llogarinë e tij në Instagram ka treguar se i është ankuar Lajçakut se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj “torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit” dhe ka ripërsëritur kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre.