Sporti

Tensione në Francë para ndeshjes Lille – Galatasaray!

10/20/2026 18:32
nga:Mergim Rreci

Trazirat dhe përplasjet me policinë në Francë kanë ngritur shqetësime para ndeshjes mes Lille dhe Galatasarayt. Sipas agjencisë DHA, klubi turk i ka kërkuar UEFA-s garanci shtesë për sigurinë e lojtarëve, stafit dhe tifozëve.

Situata në Lille është tensionuar pas protestave të ditëve të fundit, gjatë të cilave disa biznese, përfshirë dyqanin zyrtar të klubit vendas, janë plaçkitur dhe dëmtuar.

Autoritetet lokale kanë vendosur masa të posaçme sigurie, ndërsa tifozët e Galatasarayt do të lejohen të qëndrojnë vetëm në zonën e caktuar për mbështetësit mysafirë.

Trajneri i Lille, Davide Ancelotti, ka shprehur keqardhjen për situatën në qytet, duke e cilësuar atë si dëshpëruese.

Pavarësisht tensioneve, ndeshja nuk pritet të shtyhet. Galatasaray nuk kërkon ndryshimin e datës apo të vendit të zhvillimit, por vetëm përforcimin e masave të sigurisë.

/GazetaBlic Sport/