Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen në finalen e madhe në Kupën e Kosovës në basketboll.
Trepça e eliminoi Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, kurse Sigal Prishtina triumfoi ndaj Bashkimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Finalja e madhe do të zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00, me atmosferën që pritet e jashtëzakonshme edhe në tribuna.
Të dy skuadrat kanë shitur të gjitha biletat që kishin në dispozicion, gjë që tregon se spektakli nuk do të mungojë për asnjë moment.
Kujtojmë që vitin e kaluar, Trepça e kishte mposhtur Sigal Prishtinën pikërisht në finale të Kupës.
/GazetaBlic Sport/