Sporti

“Kroos sikur Federer, mund të luajnë dhe të shkojnë në shtëpi pa bërë dush”, Riquelme me koment interesant

02/15/2024 16:16
nga:Mergim Rreci

Juan Roman Riquelme, presidenti i Boca Juniors, ishte një admirues i disa lojtarëve të Real Madridit, veçanërisht Toni Kroos , të cilin ai e vlerësoi për elegancën e tij në fushë.

“Më pëlqen Kroos , më pëlqen Bellingham … Kroos është më i ngjashëm me Federerin. Ata mund të luajnë dhe të shkojnë në shtëpi pa bërë dush. Është një gjë e pabesueshme”, tha Riquelme për TNT, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ai luan dhe nuk djersitet, ngjajshëm sikur të mos ketë vrapuar asnjë minut”, tha tutje ai.