Lajme

VV’ja të ‘patrembur’, Bajqinovci: Bedri Hamza s’ka gjasa absolute ta mposhtë Albin Kurtin

03/28/2024 11:12
nga:G C

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se lufta për zgjedhje është duke u bërë për vendin e dytë, të parin e ka Vetëvendosja.

Bajqinovci në një prononcim për GazetaBlic thekson se, edhe vendimi i PDK-së për të propozuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeminstër, po bëhet veç që të jetë e dyta në garë.

“Rreth pyetjes se a do të mposhtet Albin Kurti nga Bedri Hamza, unë mund të them që e gjithë kjo që po bëhet, është veç luftë për vendin e dytë. Pra, lufta është ka zhvillohet për vendin e dytë mes LDK-së dhe PDK-së”, tha Bajqinovci.

Bajqinovci shton se, Hamza s’ka fuqi politike e as vota që t’i afrohet Albin Kurtit dhe VV’së.

“Nuk ka të bëjë fare me vendin e parë, sepse këta e dinë që lufta ka filluar mes këtyre dy partive sepse në çdo sondazh dalin afër njëra-tjetrës. Andaj Bedri Hamza nuk ka gjasa absoulte as të afrohet afër VV’së me vota dhe as me ndikim politik”, tha Bajqinovci.

Sipas Bajqinovcit kjo do të dëshmohet edhe në një sondazh, ku pritet të publikohet së shpejti.

“Së shpejti do të publikohet edhe një sondazh, ku do të shihet se VV’ja rreth 50%”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Memli Krasniqi tregon si u vendos që Bedri Hamza të kandidohet për kryeministër të Kosovës