Lajme

VV’ja reagon ndaj arrestimit të zyrtarëve të komunës: Prishtina meriton qeverisje të ndershme dhe transparente

01/27/2026 15:11
nga:Genita C

VV’ja ka mirëpritur veprimet e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë  lidhur me aksionin e sotëm në Komunën e Prishtinës, ku tre zyrtarë komunalë u kapën në flagrancë duke marrë ryshfet.

Sipas VV-së, ky rast nuk është i izoluar, por pasqyrë e një gjendjeje të rëndë të keqqeverisjes dhe korrupsionit të rrënjosur në institucionin komunal.

Ata kërkojnë zbardhje të plotë të rastit, ndjekje penale për të gjithë të përfshirët dhe hetim të rasteve të tjera të dyshuara.

VV thekson se Prishtina meriton qeverisje të ndershme, transparente dhe drejtësi për qytetarët e saj.