Lajme

VV’ja në ‘aksion’, godasin Prokurorin Blerim Isufaj dhe mbrojnë shefin e arrestuar të KEK-ut

04/19/2023 22:58
nga:Genita C

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasiqi, raporton GazetaBlic.

Ai ka shkruar se Isufaj po dëshiron me çdo kusht që të bëhet Kryeprokuror i Shtetit edhe pse krerët e shtetit se duan atë.

“Kush është ky Blerim Isufaj që nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror (Presidentja, Kryeministri e Kryeparlamentari) e megjithatë don që me çdo kusht e për çfarëdo çmimi të bëhet Kryeprokuror?! Ai ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi ka pretenduar sonte se arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është bërë me porosi. Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Për këtë, ai ka drejtuar gishtin kah prokurorët. Sipas tij, këta të fundit nuk kanë ngritur asnjë aktakuzë për kohën kur ishin vendosur barrikadat në veri të vendit, por iu hodhën Krasniqit të LVV-së.

“Asnjë aktakuzë e arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri, asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara, e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV”, shkroi Rrustemi në Facebook.

“Me porosi atëherë, me porosi gjithmonë, me porositës të njëjtë”.

Edhe Sali Zyba ka komentuar arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi i arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Zyba ka thënë se në mungesë të dëshmive këtë veprim e merrë me rezerva, megjithatë ai ka shtruar pyetjen se pse nuk ka pasur veprimet të tilla edhe në të kaluarën.

“Këtë veprim të Policisë së Kosovës në mungesë të dëshmive dhe argumenteve pe marrë më rezervë. Pikëpyetjet e mija janë se meqë se ka pas dëshmi jo dilema e pikëpyetje në këto tender që ka qenë një farë praktike edhe në të kaluarën kësi veprime nuk ka pasur në kaluarën”, ka thënë Zyba në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.Zyba ka thënë se pret rezultate nga ky rast në të kundërtën ngritën dilema.

“Unë pe vlerësojë si veprim po pres rezultat në të kundërtën më ngrit dilema tjera, si u bë që në këtë ndërmarrje asnjëherë mos më pas kësi veprime për kundër që sheshazi keqpërdorimeve të deri tanishme”, ka thënë ai.

Koordinatorja e Komiteteve, Dejona Mihali ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut. Mihali ka paralajmëruar edhe shumë urdhra të tjera nga Prokuroria Speciale. Ajo ka sulmuar prokurorin Blerim Isufaj, i cili nuk është dekretuar as pas një viti nga Presidentja e vendit si kryeprokuror.

“Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale. Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim.

Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim.

Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza”, ka thënë Mihali.

Postimi i plotë i Mihalit:

Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale.

Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim.

Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim.

Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza.

Por qesh mirë kush qesh i fundit. Prokuror Elezin e detyruan të braktiste Kosovën se nuk ua ‘pastroji’ rastin VETERANËT. Po ne nuk ikim. Jemi shumë. Edhe të vendosur.

Kosova SHTET I SË DREJTËS.