Lajme

VV’ja mban tubimin e fushatës zgjedhore në Junik dhe Deçan

01/26/2025 07:51
nga:Genita C

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, sot mban tubim në Junik dhe Deçan, raporton GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur nga njoftimi i fundit i VV’së, ku thuhet se tubimi në Junik fillon në ora 14:00 në Restaurant Xheravica.

Ndërsa, në Deçan tubimi fillon në ora 17:00, tek Shtëpia e Kulturës “Jusuf Gërvalla”.