Deputeti i VV’së, beson fuqishëm se VV’ja do të fitojë përsëri në zgjedhjet e ardhshme.
Madje sipas Halil Thaçit, VV’ja do të thyejnë rekord të ri.
Ai parashikon se mund të afrohen deri tek 60%.
“Bedri Hamza dhe PDK-ja garojnë për vendin e dytë, këtë e dijnë edhe ata vetë. Lufta për vend të dytë është mes LDK-së e PDK-së. Unë jam i bindur që me punën që e ka bërë Qeveria, ne do ta fitojmë shumicës absolute dhe sigurisht që në këto zgjedhje do ta thyejmë edhe një rekord të ri”, tha Thaçi.
“Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do t’i afrohemi 60% të votave. Nuk na duhet që të kemi ndonjë partner koalicioni në qeverisje, sepse Qeverinë do ta bëjmë vetë”, shton ai për GazetaBlic.