Gjyqtari kryesor dhe gjyqtarët e sistemit VAR tek ndeshja Juventus-Bologna, përkatësisht Marco Di Bello dhe Francesco Forneau, do të suspendohen për dy muaj nga federata italiane, pasi nuk kanë parë dhe sinjalizuar një penallti të pastër të kryer nga Iling-Junior për Dan N’Doye.
Ishte një rast ku u vlerësua si penallti e pastër, e të cilën gjyqtarët nuk e vlerësuan si të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.
Përveç ndëshkimit të arbitrit, gjyqtari i videove do të pezullohet edhe pasi nuk e ka thirrur Di Bello për të parë pamjet në monitor.
Nel match d’esibizione tra Juventus e Bologna inserito nella 2^ giornata di campionato, memorabile performance dell’arbitro Di Bello. Iling-Junior atterra Ndoye che sta segnando a porta vuota ma l’arbitro invece di dare rigore al Bologna (già in vantaggio per 1-0) ed espellere… pic.twitter.com/daq5tMEMvI
— Paolo Ziliani (@ZZiliani) August 27, 2023


