Lajme

VV thotë se Prokuroria s’po vepron, ministri Peci merr vendim për lokalet në Ulpianë – pronë e Ministrisë së Bujqësisë

08/24/2023 09:41
nga:G B

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Prokurorinë Speciale për mos veprim për 700 metra katrorë lokale afariste në lagjen Ulpiana, që janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë, raporton Gazeta Blic.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një video, ka thënë se ministria s’po vepron lidhur me këtë rast dhe se ai ka marrë vendim që këtë pronë t’ia kthejë Ministrisë, të cilës i takon.

Postimi i plotë:

Asnjë veprim nga Prokuroria Speciale

– 700 metra katrorë lokale afariste të ndërtuara në mënyrë të kundërligjshme;

– Tjetërsim dhe bartje e pronës nga shtetërore në private;

– Shndërrim i oborrit në depo;

– Mosveprim nga 5 ish-Ministra.

E gjithë kjo, në pronë të Ministrisë së Bujqësisë dhe për asnjë moment nuk kemi parë ndonjë veprim nga ana e Prokurorisë Speciale.