Lajme

VV pro zgjedhjeve të parakohshme/ Humolli: Ka shkelur premtimet, i ka vënë në lajthitje votuesit – është dorëzuar para miqve të Serbisë

12/28/2023 12:43
nga:G B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur pro zgjedhjeve të parakohshme.

Por, përveç tij, edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, të mërkurën deklaruan se janë të gatshëm për zgjedhje dhe u shprehën të bindur se do t’i tejkalojnë rezultatet e 14 shkurtit.

Për gatishmërinë e VV-së për zgjedhje, deputeti Fatmir Humolli, thotë për Gazeta Blic, se nëse shkohet në zgjedhje është në interes për vendin, pasi VV është kundër veprimeve të bëra në zgjedhjet e fundit.

“Secila parti deklarohet se jemi të gatshëm për zgjedhje, edhe VV-ja. Për mendimin tim, nëse shkon në zgjedhje të reja është interes i vendit në shumë drejtime. Në rend të parë për arsye demokratike sepse VV-ja tani është kundër premtimeve që ka bërë në zgjedhjet e fundit”, thotë ai.

Sipas Humollit, Vetëvendosje i ka vënë në lajthitje votuesit e saj dhe është dorëzuar para miqve të Serbisë.

“I ka vënë në lajthitje votuesit e vet, ku nuk ka ditur t’i jep fuqi institucioneve në përputhje me votën që e ka marrë nga qytetarët dhe është dorëzuar para miqve të Serbisë në arenën ndërkombëtare duke iu shkaktuar vështirësi miqve tanë në botën demokratike. Nuk ka ditur t’i shfrytëzojë resurset njerëzore të vendit tonë. Në rrethanat e brendshme shumë të favorshme as resurset materiale që janë të mëdha. Sikur të ishin shfrytëzuar si duhet, do të ishim në pozitë shumë më të mirë brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare”, vlerëson Humolli për Gazeta Blic.

Ai shton se “nëse kjo është arsyeja që thotë Glauku për zgjedhje të reja, atëherë është e drejtë.”/Gazeta Blic/

 

Pse pikërisht Glauk Konjufca po kërkon zgjedhje të reja?

Konjufca deklarohet pro zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë