Lajme

VV prin zgjedhjet, Grainca: LDK humbësja më e madhe

12/29/2025 21:53
nga:G B

Teksa kutitë e votimit janë ende duke u numëruar, rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 28 dhjetorit tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia me më së shumti vota.

Komentatori politik, Blerim Grainca, i ftuar këtë të hënë në emisionin Politiko, e cilësoi LDK-në si humbësen më të madhe të këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, rezultatet flasin vetë dhe nuk ka nevojë për shumë interpretime.

“Po flasin numrat, nuk kemi nevojë shumë për të komentuar. VV-ja ka dalë partia e parë dhe ka marrë një numër të konsiderueshëm votash. Kjo më së shumti ka ardhur si mungesë përballjeje të partive opozitare dhe mungesë të shtrimit të programeve para qytetarëve. Në bazë të numrave, humbësi më i madh është opozita, e në opozitë LDK-ja”, tha Grainca.