Ka dështuar edhe përpjekja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë sërish vetëm 57 vota në kandidaturën për kryeparlamentare.
Lidhur me dështimin e sërishëm të Haxhiut, njohës i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po kalkulon gabimisht, sipas tij, partia fituese do të duhej ta sillte një emër të ri për kryeparlamentar.
“Këmbëngulësia në propozimin për një emër nuk është politikisht korrekte sepse mendoj që është një gatishmëri e partive që pajtohen se do ta japin votën. PDK-ja ka dhënë sinjalin, po ashtu edhe AAK-ja. Jo për Haxhiun, por nëse vjen një kandidat i ri. LVV-ja po kalkulon gabimisht dhe kjo nuk i bënë as nderë dhe as përfitime, sepse është e tepërt që seanca e pestë dhe nuk mund të gjendet një zgjedhje”, ka thënë ai.


