Lajme

VV nuk merr pjesën në seancën e thirrur nga opozita

10/16/2024 11:15
nga:G B

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për sot në ora 12:00 nga partitë opozitare, raporton Gazeta Blic.

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci.

Arsyet për mospjesëmarrje janë kërkesa për shkarkim të Kusari Lilës dhe mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Kërkesa për shkarkimin e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, si dhe mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto janë arsyet kryesore për mospjesëmarrje”, tha Bajqinovci për Gazeta Blic.

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme