Lajme

VV në Prishtinë mblidhet për të votuar kryetarin dhe asamblistët për kryeqytetin

08/13/2021 21:52
nga:M K

Është mbledhur dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ku po diskutohet e votohet kryetari dhe asamblistët për kryeqytetin.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se aktualisht i vetmi kandidat në garën e brendshme është Arben Vitia, por ende nuk ka diçka zyrtare.

Votimin në këtë degë e ka konfirmuar edhe Mefail Bajçinovci, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet duke e hedhur votën ne kuti.