Lajme

VV në Junik: Ka diskutime por ende ska marrëveshje me LDK-në për koalicion

10/28/2021 21:39
nga:Gazeta Blic

Besart Tofaj, nga Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Junik, ka treguar se ende nuk ka marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për balotazhin në Junik.

Ai ka bërë të ditur se në takimin e sotëm kanë diskutuat me zyrtarë të LDK-së, por që nuk ka ende marrëveshje mes tyre.

Shkrimi i plotë nga zyrtari i VV-së:

Të dashur qytetarë të Junikut,

Me autorizimin e koordinatorit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe grupit punues në Junik, sot pata një takim me përfaqësuesit e subjektit politik të LDK-së dega në Junik.

Në këtë takim u shpreh vullneti për bashkëpunim në balotazh. Pra, për një marrëveshje të mundshme në raundin e dytë të garës për kryetar komune.

Sigurisht që implementimi e formalizimi i kësaj marrëveshje do të marrë kahje vetëm pas vlerësimit e miratimit nga organet qëndrore vendimmarrëse të subjektit tonë politik.

Juniku meriton ndryshimin!