Lajme

VV me kioskë pa leje në sheshin e Suharekës, reagon Policia

12/18/2025 15:47
nga:G B

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë, raportohet se ka vendosur një kioskë në sheshin e qytetit, të cilën po e shfrytëzon për shpërndarjen e fletushkave dhe kartëvizitave për kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në vendngjarje është parë edhe kandidati për deputet nga kjo parti, Sali Zyba.

Nga komuna e Suharekës është konfirmuar se nuk është bërë asnjë kërkesë për shfrytëzim të hapësirës, dhe se as nuk është miratuar diçka e tillë.

Lidhur me këtë, Klankosova ka kontaktuar policinë në Suharekë, nga e cila konfirmuan se kanë asistuar në një rast lidhur me vendosjen e një reklame nga një subjekt politik.