Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e gatshme të takohet me presidenten, Vjosa Osmani për të diskutuar rekomandimet e IKSHPK-së për shtyrje të zgjedhjeve.
Kështu ka bërë të ditur Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
“Ne jemi të gatshëm si subjekt të takohemi me Presidenten kurdo që ajo na thërret”, tha ai për Telegrafin.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ka ftuar në një takim konsultativ partitë politike për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.
Në anën tjetër, zyrtarët e PDK-së, LDK-së e AAK-së në prononcimet e tyre respektive për GazetaBlic, poashtu kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të së hënës.