Lajme

VV kërkon votim të fshehtë, partitë tjera politike kundërshtojnë – ndërpritet seanca

05/05/2025 10:31
nga:Lorik J

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ka kërkuar sërish që të formohet një komision për votimin e fshehtë të kandidaturës së kryetarit të Kuvendit.

Njëjtë sikurse herën e fundit, partitë e tjera politike e kanë kundërshtuar këtë formë të votimit.

Me 56 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, nuk kalon Komisioni për votim të fshehtë.

Në këtë mënyrë, sërish u ndërpre seanca për konstituimin e Kuvendit.