Në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që raporti i auditimit të brendshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit të dërgohet në prokurori, pasi që sipas tyre ka shkelje të rënda.
Ndërkaq, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë vaksinimin e të gjithë trupave zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në mbledhjen e sotme, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj u shpreh se shumë shpejt do ta përgatisin planin për zgjedhjet në përputhje me masat antiCOVID.
Përveç kësaj, KQZ regjistroi edhe partinë politike “Forca e Diasporës”.
Dy opsionet që mund të çojnë në shkurtimin e fushatës zgjedhore