Lajme

VV-ja suspendon Berat Lahun, të arrestuarin në rastin “Brezovica”

09/23/2022 19:43
nga:Y I

Lëvizja Vetëvendosje ka suspenduar nga anëtarësia e saj asamblistin e tyre në Prishtinë, Berat Lahu, pasi i njëjti dyshohet se është i përfshirë në rastin “Brezovica”.

Nga zyra për media e VV-së kanë thënë se ky vendim do të jetë në fuqi deri në zbardhjen përfundimtare të pretendimeve nga organet e drejtësisë.

“Jemi njoftuar me vendimet dhe pretendimet e organeve të drejtësisë për anëtarin tonë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këto lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të VV-së për KlanKosova.

Kujtojmë se sot Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji asamblistit të VV-së, Berat Lahu, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

LAJMI I FUNDIT: Merret vendimi për 7 të dyshuarit e rastit “Brezovica”