Lëvizja Vetëvendosje sërish ka dalë me një video. Kësaj radhe ka shënjestruar ekonomistët e LDK-së.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku tha për GazetaBlic se qasja e tyre është qesharake.
Bunjaku shtoi se, LDK-ja është e suksesshme dhe sipas saj kjo është arsyeja që VV-ja publikoi një video të tillë.
“Dështimi i qeverisë në Kuvend. Kjo qasje e tyre është qesharake.Ldk-në e shohin të suksesshme kjo është arsyeja e videos”, tha Bunjaku për GazetaBlic.
Ndryshe, VV në këtë video thotë se propozimet e ekonomistëve të LDK-së po iu shërbejnë grupeve të interesit, duke përmendur këtu propozimin e LDK-së për ta ulur dhe hequr akcizën dhe TVSH-në e naftës, tërheqjen e 30% të Trustit, si dhe uljen e tatimeve dhe rritjen e pagave.
Vetëvendosje në videon e re propaganduese targeton veç LDK’në


