Fatmir Humolli deputeti i pavarur ka dhënë deklarata të forta sa i përket ish krerëve të UÇK-së.
Sipas tij, partia në pushtet ka dëshirë që të dënohet Hashim Thaçi, por që ai thotë se VV-ja nuk e kupton se me këtë nuk dënohet vetëm Thaçi por edhe Kosova.
Gjithashtu ai ka folur edhe për ish luftëtarin Rexhep Selimi.
Ai thekson se Vetëvendosja vetëm e ka përdorur Selimin.
“Vetëvendosja nuk i dhojn pesë pare as për Rexhën as për kërkon, nuk e kanë gajle për këtë punë, edhe Rexhepin veç e kanë përdorë kurgju tjetër, si po e përdorin edhe sot deputetin”, tha ai në Kanal10.


