Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka propozuar sot në seancën e Kuvendit që të iniciohet projektligji për caktimin e marzhës së fitimit për produktet bazë.
Në këtë listë të produkteve hyjnë; drithërat, kripa, sheqeri, qumështi dhe produktet e qumështit, vaji për ushqim, vezët si dhe disa produkte tjera bazike.
Shefja e Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është e rëndësishme që Kuvendi të trajtojë me seriozitetin rritjen e çmimeve që prekin secilin qytetar, shkaqet dhe pasojat dhe të propozojmë masa të cilat të zbatuara nga Qeveria e lehtësojnë jetën e qytetarëve.
Mimoza Kusuri e arsyeton rritjen e çmimeve me luftën në Ukrainë


