Analisti politik, Arben Ahmeti ka komentuar reagimet e VV-së ndaj vendimit të Gjykatës së Prizrenit për deputeten, Jetmira Vrenezi ku u dënua me 3 vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton GazetaBlic.
Ahmeti përmes një shkrimi në “Facebook” kujton rastin “Abi Çarshia”, për të cilin thotë se ishte e motivuar nga inati dhe i bën thirrje partisë në pushtet të heq dorë nga arroganca, teksa përmend edhe disa nga ‘skandalet’ e qeverisë të cilat u arsyetuan nga ata.
“Bënë mirë partia në pushtet me heq dorë nga arroganca, ose me e bind popullin, që:Secili gjykatës që i dënon është i kapur.Secila media që i kritikon është kriminale.Secili njeri që keqpërdor 600 mijë euro dhe është i tyre është i pafajshëm.Dhe secili biznesmen që nuk është mik i tyre është hajn”, shkruan Ahmeti.
Në anën tjetër, ai thotë se edhe disa parti tjera të cilat ishin në pushtet kanë pasur të njejtin qëllim por kanë dështuar.
POSTIMI I PLOTË:
Te denuarit e sotem nga gjykata jane viktima te mentalitetit qe pretendon se e drejta absolute i takon vetem njeres pale, vetem njeres organizate.
Te kesh pushtet, para muskujve, trimerise e arrogances, lypet kujdesi e pergjegjesia.
Secili prizrenas e din qe nderhyrja ne Abi Carshia ishte e motivuar nga inati.
Mund te kete pasur procedura administrative por ato nuk e arsyetonin bagerin qe po rrenonte nje qender qe Prizreni veq hajer i ka pa.
Nje qender qe “otpadin” e ka bo sheher.
Inati nuk ka qene i Mytes, as i Islamit, as i Jetmires. Ata jane viktima te mentalitetit qe e drejta ekziston vetem ne ate qe e thote organizata, gjegjesisht lideri.
Bene mire partia ne pushtet me heq dore nga arroganca, ose me e bind popullin, qe:
Secili gjykates qe i denon eshte i kapur.
Secila media qe i kritikon eshte e kriminale.
Secili njeri qe keperdor 600 mije euro dhe eshte i tyre eshte i pafajshem.
Dhe secili biznesmen qe nuk eshte mik i tyre eshte hajn.
Veq mos te harrojne se disa parti tjera para tyre, e kane pasur saktesisht te njejtin qellim. Kane deshtuar.


