Deputetja e VV-së, Mimoza Kusri-Lila, ka bërë me dje se kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, do të shkojë në takimin e ftuar nga presidentja për të enjten.
“Kryeministri Kurti ka marrë ftesën dhe besoj se përgjigja është pozitive për pjesëmarrje në takim”, ka thënë ajo.
Kusari Lila ka kritikuar partitë politike të cilat nuk po marrin fare pjesë në procesin e votimit.
“Ata mund të mos pajtohen me votimin e fshehtë, edhe pse mund të sjellë një rezultat tjetër sepse sipas prezantimit dhe vullnetit të deputetëve të partive të tjera, ata tregojnë se s’kanë kundërshti me kandidatin”, ka thënë ajo.
“Po vazhdojnë disa përpjekje jashtë kësaj ndërtese. Siç e pamë përpjekjen e dështuar të LDK-së, për të ndikuar te tërheqja e vendimit të ZRrE-së. Një përpjekje e cila është për keqardhje, kur dikush me gjithë atë përvojë, nuk e ka të qartë një vendim të pavarur”, ka thënë ajo.


