Interpol e ka shpallur në kërkim Milan Radoiçiq, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Pas kësaj Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar kundër pushtetit të kaluar, raporton Gazeta Blic.
“Dikur në Prishtinë endej me vetura zyrtare, sot në veri i është konfiskuar gjithçka e madje edhe villa me barkë. Dikur në Prishtinë i largohej fletarresti, sot me kërkesë nga Prishtina i lëshohet urdhërarrest edhe nga Interpoli”, thuhet në postimin e LVV-së.
Në reagim tutje thuhet se dallimet mes qeverive janë evidente dhe se nuk ka kompromis me krimin.
“Dallimi është evident. Nuk ka më kompromis me krimin e në dëm të Republikës”, thuhet në reagim.


