Lajme

VV-ja e publikon marrëveshjen me Guxo, Alternativën e PSHDK: Vizion i përbashkët

12/05/2025 20:52
nga:Sh R

Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar marrëveshjen e koalicionit.

Aty thuhet se partitë kanë vizion të përbashkët.

Postimi i plotë:

Marrëveshja e koalicionit paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet.

Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes.

VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik.