VV-ja akuzoi dje PZAP-në pasi u refuzua ankesa për rivotim në diasporë.
Partia në pushtet tha se Paneli i ka ndërruar afatet, pasi ankesa e tyre u cilësua e pasafatshme.
Megjithatë, bazuar në deklaratën e drejtorit të sekretariatit në KQZ, del se numërimi i votave me postë ka përfunduar me 4 mars, kurse krejt procesi më 5.
VV-ja argumetonte me këtë të dytën.
“Është e vërtetë që unë me datën 5 mars në ora 21:03 e kam dërgu një e mail ku e kam njoftu gjithë KQZ’në që ka përfundu i gjithë procesi i numërimit në QKN. Po ashtu ka një njoftim në uebfaqen e KQZ ku thuhet se procesi i numërimit të fletëvotimet nga votimi me postë ka përfunduar më 4 mars në ora 16:00. Dhe me rastin e marrjes së vendimit nga PZAP, PZAP i është referuar këtij njoftimi që është në uebfaqe”, tha ai.
VV në një komunikatë i referohej datë 5 mars, ora 21:00.
“KQZ zyrtarisht ka njoftuar se më datë 5 mars 2025, ora 21:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit, dhe se afati i ankesave prej 48 orësh fillon të rrjedhë nga ky moment.”


