Lajme

VV-ja ankohet në PZAP për certifikimin e Listës Serbe: Sulm ndaj rendit tonë ligjor

01/02/2025 13:58
nga:G C

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka dorëzuar përmes postës një ankesë në PZAP në lidhje me temën e certifikimit të Listës Serbe.

Në njoftim VV-ja e ka treguar se ka kërkuar anulimin e këtij vendimi.

Tutje, VV-ja ka shkruar se një vendim i tillë i KQZ-së është sulm ndaj rendit ligjor.

Nxjerrja e vendimit në emër të KQZ-së, por pa miratim të KQZ-së është sulmi i radhës ndaj rendit tonë ligjor për shkak të Listës Serbe. Secili vendim i KQZ-së duhet t’i nënshtrohet votimit nga anëtarët e KQZ-së. Ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar. Është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm” – ka shkruar VV-ja, ndër të tjera.