Lajme

VV e Lista Serbe bashkë, Armend Muja akuzon opozitën

06/14/2022 14:42
nga:N M

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Armend Muja ka reaguar pasi siç ka thënë si Lëvizja Vetëvendose i kishte votat e siguruar edhe pa listën Serbe, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij ka qenë plan i opozitës për të qëndruan në sallë në momentin kur e kanë kuptuar se LVv i ka votat për kalimin në lexim të parë
të projektligjit për pagën minimale.

Reagimi i plotë:

Paga Minimale: 74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin PËR. VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit. Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare. Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte. Urime kalimin në lexim të parë të pagës së re minimale 264 euro që paraqet rritje për 55% përkatësisht 103%!

Haradinaj pas votimit të Projektligjit për pagën minimale: Sot në Kuvend u kthye Rrahman Morina dhe UDB-ja