Sporti

Vushtrria zyrtarizon Armend Dallkun si trajner

07/07/2024 22:13
nga:Lorik J

Skuadra e famshme kosovare, FC Vushtrria ka zyrtarizuar në radhët e veta si trajner, Armend Dallkun..

Klubi përveç trajnerit, ka bërë me dije se si sponsor kryesor do të jetë dyshja, Shaip Mikullovci dhe Naser Imeri.

Vushtrria bën pjesë në Ligën e Parë të futbollit, kurse me këto ndryshime synon rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

Postimi i plotë:

“Ditë historike për klubin futbollistik FC Vushtrria, me zyrtarizimin e Armend Dallkut si trajner, së bashku me ndihmësit e tij. Gjithashtu, sponzori kryesorë Shaip Mikullovci, dhe Naser Imeri.

Kryetari i komunës Ferit Idrizi në ditët në vijim në kuvendin komunal do të zgjedhin Presidentin e klubit dhe stafin menaxhues. Këto ndryshime të rëndësishme janë zyrtarizuar së fundmi.

Klubi bardhë e kaltër ka njoftuar gjithashtu për disa transferime të reja nga jashtë vendit, me të cilat kanë arritur marrëveshje.

Mikullovci dhe Imeri ndërmarrësit e suksesshëm janë parë si shpresa e fundit për të arritur suksesin, pasi që klubi ka vite që po përballet me rezultate të dobëta dhe mungesë në elitën e futbollit kosovar.”