Sporti

Vushtrria ra në Ligën e Dytë, reagon “Forca”: Turpi qoftë mbi ju, Bajrush Kajtazi dhe Xhafer Tahiri realizuan qëllimet e tyre

05/15/2021 19:06
nga:Mergim Rreci

Dy skuadrat e mëdha të futbollit kosovar, Vushtrria dhe KEK-u kanë rënë në Ligën e Dytë.

Vushtrria përfundoi e fundit në grupin A, kurse Keku në grupin B, shkruan GazetaBlic Sport. 

Tashmë dy skuadrat që dikur kishin peshë të madhe në Superligën e Kosovës, aktivitetin e tyre do ta vazhdojnë në nivelin e tretë të futbollit kosovar.

Në lidhje me largimin e skuadrës së Vushtrrisë ka reaguar tifo-grupi i kësaj skuadre, “Forca”.

Ata janë shprehur shumë të pakënaqur me rënien e skuadrës së tyre, atje ku kanë akuzuar Presidentin e kësaj skuadre, Bajrush Kajtazin si dhe Kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahirin.

Ja reagimi i tyre i plotë.

“Nga sot, KF Kosova (V) edhe zyrtarisht bie ne Ligen e Dyte.

Perkunder faktit se shume here reaguam, protestuam e besa edhe i paralajmeruam institucionet komunale dhe kuvendaret e klubit tone qysh ne fillim se jemi ne rrugen e cila na shpie drejt humneres.
Ju kujtojme se ishim pjese e Superliges ne kohen kur z.Xhafer Tahri na e solli ne mbledhjen e tifozeve njeriun me emrin Bajrush, ku gjate ketij takimi aty u cek se gjasat per renie nga Superliga jane zero dhe se per 100 vjetor te themelimit te klubit (2022) qyteti do ta festoj si kampion i Kosoves.
Te gjitha keto i mori era, por ne prap i dhamë nje shans tjeter kryesise duke kerkuar qe ta rikthej klubin ne Superlige.
Kjo nuk ndodhi, qysh ne fillim u panë qellimet e Bajrushit dhe heshtja e dyshimtë e Xhafer Tahirit.
Perforcime nuk pati, ndodhi largimi masiv i lojtareve, mungonin pagat e rregullta te lojtaret. Te gjitha keto ishin te mjaftueshme qe ta dinim seriozitetin e Bajrushit , dhe te gjitha keto fakte nuk mjaftonin per Xhafer Tahirin ne takimet tona te shumta qe patem me te.
A duhet ndokush te marr pergjegjesi per kete situate te krijuar, kur dihet se prej qe egziston klubi nuk ka qene pjese e rangut kaq te ulet?
Ku eshte kryetari Xhafer Tahiri i cili publikisht garantojke se nuk do te bie klubi ne Ligen e Dyte?
Ku mbeten Kuvendaret e klubit qe ngriten doren per Bajrushin e nuk e ngriten kur ke nevoja qe mos te vie deri ketu klubi yne i zemres?
Pse kjo heshtje?
Humbet mundin nje shekullor te shume brezave dhe derdhen ndjeres dhe gjak per keto dy ngjyra, qe rrezikuan jeten e tyre nga okupatori serb vetem per keto dy ngjyra.
Por mos harroni, do t’ju mallkoj koha nje dite.
Turpi qofte mbi ju!
Zoti ju japt hakun!”