Sporti

Vushtrria ndërron sërish stadium, ndaj Prishtinës luan në Drenas

11/04/2026 20:02
nga:Mergim Rreci

FC Vushtrria do të ndërrojë sërish stadiumin për ndeshjen e radhës në kampionat.

Sipas burimeve të “GazetaBlic Sport”, skuadra vushtrriase ndeshjen ndaj Prishtinës do ta zhvillojë në stadiumin e Drenasit, ‘Rexhep Rexhepi’.

Vushtrria po detyrohet të luajë jashtë stadiumit të saj në këtë edicion. Në ndeshjet e kaluara, ajo ka qenë nikoqire në Podujevë dhe Hajvali.

Arsyeja e këtyre zhvendosjeve janë punimet që po zhvillohen në stadiumin e Vushtrrisë, të cilat ende nuk kanë përfunduar.

/GazetaBlic Sport/